Kritikoi presidentin për menaxhimin e Covid-19, miliarderi kinez dënohet me 18 vite burg

schedule02:09 - 23 Shtator, 2020

schedule 02:09 - 23 Shtator, 2020

Një miliarder kinez që kritikoi presidentin, Xi Jinping, rreth trajtimit të pandemisë së koronavirusit, është burgosur me 18 vjet burg me akuza për korrupsion.

Ren Zhiqiang, një manjat i pasurive të patundshme që kishte lidhje të ngushta me zyrtarë të lartë kinezë, u zhduk në mars pasi pretendohet se shkroi një ese të ashpër atë muaj duke kritikuar Xi-n rreth koronavirusit. Ai më vonë u akuzua për vepra korrupsioni, raporton CNN.

Të martën, një gjykatë në Pekin e shpalli fajtor Renin për shumë akuza, duke përfshirë përvetësimin e rreth 16.3 milionë dollarëve në fonde publike, pranimin e ryshfetit dhe abuzimin e pushtetit që shkaktoi humbje në total prej 17.2 milionë dollarëve.

Gjyqtarët e dënuan me 18 vjet burg dhe i vendosën një gjobë prej 620 mijë dollarësh (4.2 milion juan). Gjykata tha se i “pranoi vullnetarisht të gjitha krimet” dhe “ishte i gatshëm të pranonte vendimin e gjykatës pasi të gjitha fitimet e tij të paligjshme u kthyen”.