Kritikat për Griezmann, Setien u mbyll gojën të gjithëve me këtë deklaratë

schedule12:20 - 15 Qershor, 2020

schedule 12:20 - 15 Qershor, 2020

Quique Setien, trajneri i Barcelonës, ka dalë sot para medieve dhe ka folur në lidhje me përballjen e radhës me Leganes. Tekniku komentoi zhvillimin e ndeshjeve pa tifozë dhe e pranoi që është ndryshe, por duhet të përshtaten më situatën aktuale.

“Është pak e çuditshme të luash në këto kushte, pasi kur shkon në fushë pret diçka tjetër. Më shumë duket si stërvitje, por përpiqemi të fokusohemi te ndeshjet. Kur ndeshja nis, harrohet gjithçka tjetër.

Nuk e di sa do të ndikojë te ne fakti që “Camp Nou” do të jetë bosh. Do të donim të luanim me tifozë, por është koha që të përshtatemi. Futbolli humbet një pjesë të rëndësishme të tij duke u luajtur në stadiume bosh, por për momentin kjo ësjhët asjo që po ndodh”, tha Setien fillimisht.

Trajneri i katalanasve u pyet edhe në lidhje me Luis Suarez, i cili prej muajsh ka qenë i dëmtuar dhe tashmë është rikthyer në stërvitje. Gjithsesi Setien nuk kërkon të nxitohet: “Nuk kam vendosur akoma për Luis Suarez. Duhet të jemi të kujdesshëm. Mund të futet dhe më pas të dalë. Nuk do të preferoja të humbisja një lojtar në këtë periudhë”.

Antoine Griezmann ëshët kritikuar shumë pas ndeshjes me Mallorca, ndërkohë që shpesh emri i tij është përfshirë në listën e atyre futbollistëve që klubi spanjoll mendon ta shesë gjatë merkatos së verës. Setien, gjithsesi ka vetëm fjalë të mira për sulmuesin francez.

“Griezmann është i padiskutueshëm, është një futbollist i shkëlqyer dhe ne vazhojmë të mbështetemi tek ai. Është e sigurt që ai do të vazhdojë të luajë një rol lideri, pasi është shumë i rëndësishëm për ekipin dhe klubin”, mbylli Setien deklaratën e tij. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!