Kritika për qeverinë dhe lidershipin e Ramës? Si përgjigjet Gjylameti

schedule16:28 - 29 Shkurt, 2020

schedule 16:28 - 29 Shkurt, 2020

Blerina Gjylameti, anëtare e Komisionit të Ekonomisë është pyetur nga gazetarja Esiona Konomi për nismën më të fundit që kryeministri Rama propozoi ditën e sotme në Kongresin e Partisë Socialiste.

Amnisti fiskale kombëtare për një periudhë të caktuar ishte propozimi i Kryeministrit Rama gjatë fjalës së tij, mbajtur sot në Kongresin e PS.

Në lidhje me këtë, Gjylameti sqaroi më tej, se cilët do të përfitojnë nga kjo nismë.

Intervista e plotë:

Esiona Konomi: Kishit dijeni për këtë propozim që ngjan si nismë elektorale?

Blerina Gjylameti: Nuk është nismë elektorale, janë dy propozime. Ajo që shumë shqiptarë sot i ka bërë të lumtur është fakti se paga minimale brenda 1 viti do kalojë nga 26 mijë në 30 mijë lekë.

Për sa i përket nismës për amnistisë fiskale, ne dimë që një numër i konsiderueshëm i shqiptarëve ka emigruar jashtë vendit, kanë punuar shpesh herë edh enë të zezë, kur janë kthyer në vend dhe kanë dashur të investojnë kanë patur vështirësinë për ti patur të deklaruara pasuritë. Kjo është pikërisht një nismë që vjen si përgjigje  apo në adresim të kësaj problematike që është disa vjeçare në Shqipëri.

Esiona Konomi: Kur parashikohet të hyjë në fuqi dhe sa do të zgjasë ajo?

Blerina Gjylameti: Do të ketë një kufizim por nëse më duhet të flas për afate fikse nuk mund të flasim sot, do të ngrihen grupet e punës me ndërministeriale, për të arritur që kjo nismë  të jetë e konkretizuara do të duhet të presim ditët në vijim do të mësojmë se kur do të filojë. Është lajm shumë i mirë sepse të gjithë e dimë që informaliteti ka qenë relativisht i lartë dhe e dimë që ekonomia shqiptare ka nevojë për likuiditete dhe për kreditim, dhe kjo nismë mundëson që të adresohet por të ketë edhe një rritje ekonomike shumë më të qëndrueshme.

Esiona Konomi: Pak  muaj më parë këni nisur operacionin Forca e Ligjit që synon të sekuestrojë ato pasuri që nuk justifikohen, apo i jepni ju një mundësi personave, që mund të kenë vënë pasuri përmes veprimtarisë kriminale, të mund ti legalizojnë ato?

Blerina Gjylameti: Kryeministri e saktësoi në fjalën e tij por po ashtu edhe në materialet që ne kemi nuk bëhet fkjalë për subjektet e ligjit apo të operacionit forca e ligjit, nuk bëhet fjale për një amnisti për ta. Bëhet fjalë për të gjithë ata që për shkak të emigracionit apo të ardhurave të padeklaruara ndër vite të kenë mundësi të formalizojnë këtë pjesë dhe të ligjërojnë të gjithë të ardhurat e tyre. Për sa i përket atyre që janë subjekt i OFL nuk ka një ndryshim të tillë.

Esiona Konomi: Mund të ketë persona që nuk janë dënuar ndonjëherë që mund të kenë para të padeklaruara sepse kanë patur zotësinë ti fshehin dhe tashmë mund ti fusin në ekonomi….

Blerina Gjylameti: Ajo që ka ndodhur me OFL nuk ka të bëjë vetëm me ata që kanë qenë të dënuar në Shqipëri por edhe ata që kanë qenë të dënuar në vende të tjera. Amnistia ka të bëjë me të gjithë ata të cilët nuk kanë qenë as të dyshuar, më pak të proceduar apo edhe të dënuar në vendet të tjera por kanë qenë njerëz që kanë emigruar për një të ardhme më të mirë dhe të investojnë.

Esiona Konomi: A do të përfitojnë nga kjo amnisti Politikane kolegë që mund të mbajnë para nëpër kasaforta?

Blerina Gjylameti: Absolutisht jo, ligjet në fuqi në Shqipëri nuk e lejojnë një gjë të tillë. Politikanët kanë detyrime të deklarimit të pasurisë prej shumë vitesh. Politikanët do të vazhdojnë të përgjigjen për cdo qindarkë që fitojnë dhe duhet të përgjigjen para ligjit nëse janë fituar në mënyrë të paligjshme. Kjo amnisti nuk ka fare për subjekt politikanët por njerëzit e zakonshëm.

Esiona Konomi: Ju personalisht, si politikane prej vitesh në partinë socialiste, a keni ndonjë kritikë për qeverinë dhe lidershipin e zotit Rama në krye të partisë socialiste?

Blerina Gjylameti: Ne kemi diskutime të shpeshta, qoftë në kryesinë e PS, për çfarë duhet, dhe si duhet bërë më mirë. PS është një shtëpi shumë e madhe ku kritikat janë më se të mirëpritura, debate ka por në fund ajo çfarë ndodh në një shtëpi demokratike, me rregulla demokratike, fiton mendimi më i mirë. Besimi për kryeministrin Rama është treguar tashmë në 2 zgjedhje qendrore ku votat nga mandati i parë në të dytin janë rritur. Mandati i tretë është që njerëzit dhe qytetarët shqiptarë do kuptojnë që forca që kanë besuar është një forcë që në çdo moment ka qenë në përgjigje të pritshmërive të tyre./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!