Kriteret për kanabisin mjekësor/ Licensë vetëm për ata që kanë eksperiencë të paktën 3 vite

schedule12:12 - 17 Qershor, 2023

schedule 12:12 - 17 Qershor, 2023

Kultivimi i kanabisit për arsye mjekësore dhe industriale parashikohet të realizohet nën disa kritere të forta. Detajet janë përcaktuar në draftin i cili është zbardhur së fundmi.

Agjencia Kombëtare për Kontrollin e Kanabisit do të ketë nën kontroll të gjithë proçesin që nga licensimi i kompanive, në mbjelljen kultivimin e më pas në përpunimin e kanabisit. Të gjithë zotëruesit e një licence, janë të detyruar të shenjojnë dhe gjurmojnë bimën, farën, substancën, dhe produktin. Në draft parashikohet që licenca për aktivitetin e kultivimit jepet për sipërfaqe të hapura, të mbuluara ose sera dhe nuk mund të jetë më e vogël se 5 hektarë dhe jo më e madhe se 10 hektarë. Licenca për kompanitë jepet për një periudhë 15-vjeçare.

Në projektligj janë parashikuar kritere të forta për t’u pajisur me licencë. kompania që kërkon të meret me këtë aktivitet duhet të ketë eksperiencë 3-vjeçare në kultivimin, prodhimin, përpunimin, qarkullimin dhe administrimin e bimës së kanabisit. Kompania ose aksioneri me 51% të aksioneve të shoqërisë duhet të jetë ushtrues i veprimtarisë së prodhimit të nënprodukteve të bimës së kanabisit në një nga 38 vendet pjesë të Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik për të paktën 5 vite.

Subjekti duhet të jetë i pajisur me certifikatë të prodhimit të lëshuar nga Agjencia Europiane e Barnave dhe Agjencia Amerikane për Ushqimin dhe Barnat. Gjithashtu, kompania duhet të ketë një kapital jo më të vogël se 100 milione lekë.

Për t’u pajisur me licencë, administratori, anëtarët e organeve drejtuese, ortakët apo aksionarët nuk duhet të jenë në ndjekje penale apo në në gjykim për ndonjë vepër penale. Në raste shkeljesh edhe penalitetet janë nga 500 mijë lekë deri në 5 milionë, si dhe ndalimi i përkohshëm i kryerjes së veprimtarisë për një periudhë nga 6 muaj deri në 3 vjet.

Sipërfaqja totale e lejuar për kultivimin e bimës së cannabis-it për qëllime mjekësore nuk mund të jetë më e madhe se 200 hektarë në rang kombëtar.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!