Kristiano Ronaldo fiton çmimin e  FIFA-S si lojtari më i mirë i vitit

schedule12:33 - 24 Tetor, 2017

schedule 12:33 - 24 Tetor, 2017

Kristiao Ronaldo fitoi Çmimin e FIFA-s për vitin 2017. Ylli I Realit dhe i Portugalisë la prapa Lionel Mesin dhe Nejmarin

 

Pritej që më Ii miri të ishte ai dhe kështu ndodhi.

Kristiano Ronaldo u shpall fitues i çmimit Lojtari më i mirë i vitit 2017 nga FIFA, duke lënë pas Lionel Mesin dhe Nejmarin.

Një kënaqësi supreme për njeriun ndoshta me egon më të madhe në futbollin e sotëm, që në Londër, ishte shoqëruar nga e dashura e tij, Georgina Rodrigez.

Ishte një legjendë po ashtu supreme, si Diego Armando Maradona, që ia dha trofeun portugezit të shkëlqyer në Londër.

Ylli i Realit të Madridit e fitoi për herë të dytë radhazi trofeun e madh, ndërsa në karrierë u barazua pikërisht me Mesin, me 5 tituj të tillë, përfshi edhe kur ishte vlerësimi i përbashkët, i FIFA-s dhe “Frans Futbollit”, nën emrin Topi i Artë.

Revista franceze do ta japë më vonë çmimin e saj, që ka po këtë emërtim.

Ronaldo u shpall më i miri për shkak të trofeve që fitoi Reali i Madridit, ndërsa mori 43 për qind të votave.

Skuadra e tij mori titullin kampion në Spanjë dhe Championsin, ndërsa Barcelona vetëm Kupën e Mbretit.

Gjithsesi, në nivel personal, Mesi ishte më lart.

Jo vetëm sepse në 2017, shënoi më shumë gola sesa Ronaldo (50 ndaj 44) dhe shërbeu më shumë asistë (13 ndaj 11), por edhe sepse pesha e tij në lojën e Barçës është shumë më e madhe sesa ajo e Kristianos tek Reali.

“Falenderoj ata që më votuan, ata që bënë të mundur të jem këtu së bashku me Leon dhe Nejmarin”

“Duhet të falenderoj shokët e skuadrës, trajnerin, tifozët dhe presidentin. Jemi për herë të parë në Angli, dhe ky është një moment I madh për mua. FIFA u jep mundësi tifozëve që të shijojnë këto momente, dhe unë e di se kam tifozë në gjithë botën, të cilët I falenderoj”.

“E vlerësoj shumë këtë. Jam këtu në mes të lojtarëve të mëdhenj, pranë këtij lojtari të madh. Djem, jam shumë I lumtur”.

Trajneri më i mirë i vitit u shpall Zinedin Zidan I Realit, që la prapa Antonio Konten e Çelsit dhe Masimiliano Alegrin e Juventusit.

Portieri më i mirë i 2017-ës doli Xhanluixhi Bufon i Juventusit dhe Italisë, duke fituar garën me Manuel Nojerin e Gjermanisë e Bajernit, dhe me Kejlor Navasin e Realit e Kosta Rikës.

Për femrat, futbollistja më e mirë e vitit doli Like Martens e Holandës, që luajti për Rosengardin e Suedisë dhe tani me Barcelonën.

Trajnerja më e mirë për femrat u shpall Sarina Viegman e Holandës.

Çmimi I Lojës së Ndershme iu dha lojtarit nga Togo, Fransis Kone, që I shpëtoi jetën një kundërshtari duke I dhënë ndihmën e parë në fushë.

Së fundi, Çmimin Pushkash për golin më të bukur të vitit e fitoi Olivie Zhiru i Arsenalit dhe Francës.

Pas ceremonisë, Ronaldo u shpreh kështu.

“Është diçka e mrekullueshme ta fitosh trofeun për të dytin vit me radhë. Besoj e kuptoni se jam shumë I gëzuar për këtë, jam shumë I lumtur. Duhet të falenderoj shokët e skuadrës, pa të cilët kjo fitore nuk do të kishte qenë e mundur. Gjithsesi, në aspektin individual, unë jam shumë krenar dhe I lumtur. Shpresoj që ta fitoj shtatë herë këtë çmim, pasi 7 është numri im I preferuar, por për momentin le t’i gëzohem këtij suksesi”.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!