“Kristal” është kënga më e re nga Stefi Prifti. “Kristal” ka kthyer poezinë me të njëjtën titull të Ismail Kadaresë në një baladë të ndjerë.
I ftuar në emisionin “ABC-ja e mëngjesit”, këngëtari tregoi se projekti “flinte” prej disa vitesh në fletoren e këngëve të tij, por tani erdhi koha për ta publikuar.
Këngëtari u shpreh se kompozimin e kishte bërë gati por priste të krijonte një tekst që t’i përshtatej. Ishte bashkëshortja e tij e ndjerë dhe miqtë e saj që i sugjeruan në atë kohë poezinë e Kadaresë.
“E kam shkruar që kur kam qenë student, është një histori mbi 30 vjeçare”, u shpreh këngëtari.
I pyetur se përse zgjodhi ta publikuar tani, ai tha “Në fillim kërkesat e mia profesionale për këtë këngë ishin të këtij niveli, në atë periudhë e dini se si ishte situata.”/abcnews.al

