Krisma armësh në Jalë të Vlorës, policia nuk konfirmon ngjarjen

schedule14:08 - 28 Korrik, 2019

schedule 14:08 - 28 Korrik, 2019

Rreth orës 02.30 të mëngjesit të kësaj të diele ka pasur një konflikt në një prej klubeve të muzikës së natës në Jalë të Vlorës. Dy grupe të rinjsh, të cilët gjendeshin në zonën VIP të lokalit, janë konfliktuar me njëri-tjetrin për motive banale. Fillimisht mësohet se ata janë konfliktuar në pjesën e brendshme të lokalit, derisa badigardët e klubit i kanë nxjerrë jashtë tij, ku sherri ka vazhduar. Personat që kanë qenë prezent në këtë konflikt thonë se ka pasur dhe të shtëna armësh, ku një prej tyre ka mbetur i plagosur dhe në këmbë. Policia e Vlorës e konfirmon faktin që ka pasur një konflikt në Jalë, por i mohon të shtënat me armë. /ABCNews Albania 24/7