“Krisja” PD-LSI, Brahimllari: Opozita e paqartë, përballuam të vetëm sulmet e maxhorancës

schedule21:54 - 1 Nëntor, 2021

schedule 21:54 - 1 Nëntor, 2021

Ish-deputeti i LSI Endrit Brahimllari deklaroi në “Log.” në ABC me gazetarin Endri Xhafo se opozita është shfokusuar dhe ka paqartësi në vendimmarrje. Ai tha se i vetmi kusht që LSI i ka vendosur PD është që të qëndrojë korrekt me kërkesat e opozitës.

“I vetmi kusht që LSI i ka kërkuar kryetarit të PD, është të qëndrojë korrekt me kërkesat e opozitës. Në këto vite ajo ka ndërmarrë shumë aksione. Pikërisht këto aksione kërkonin që aktorët politikë të qëndronin korrekt. Më 25 prill ka ndodhur një masakër zgjedhore.

Ka një shfokusim të opozitës. Ka paqartësi në vendimmarrje. Nuk ka një takim të përbashkët për t’u rakorduar. Duhet të kuptosh nëse do të qëndrosh fort në opozitë apo do të bëhesh këmbë e maxhorancës. Si mund të shkojë një maxhorancë në opozitë?! Duke i çmontuar pushtetin që ka. Ka pushtet si Ramiz Alia”, tha ai.

Ai u shpreh se përgjatë zgjedhjeve LSI ka qenë e vendosur në terren duke iu përgjigjur qeverisë. Sipas tij PD u penalizua nga personalizimi i fushatës nga ana e Bashës.

“Kryetari i PD është dëshmitar vet se si u beteja për bashkinë e Tiranës. Ishte kjo LSI që çoi në atë rezultat. LSI ka qenë e vendosur terren. Unë kam kandiduar. LSI në 2017 sulmohej nga të dyja dhe i sulmonte të dyja.

Beteja e brendshme e PD është puna e PD. Deklaratave të qeverisë vetëm LSI iu përgjigj. Personalizimi i fushatës së Bashës ishte gabim. LSI u përball e vetme në terren kundër drejtorëve dhe ministrave të korruptuar”, deklaroi Brahimllari. m.v/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!