Udhëtarët në Francë në ditën e Krishtlindjes nuk kanë pasur asnjë lehtësim edhe pse greva e transportit hyri në javën e saj katërt, duke prishur planet e mijëra të tjerëve që ishin përgatitur për të kaluar festën me të dashurit e tyre. Shumë prej tyre, u përpoqën të gjenin alternativa të tjera transporti minutën e fundit, ndërsa protesta kundër reformës së sistemit të pensioneve, shkaktoi anulim ose vonesa të udhëtimeve me tren dhe taksi.
Vetëm një pjesë e vogël e trenave ekspres dhe metrove, ishin në funksionim në prag të Krishtlindjes, edhe më pak në ditën e Krishtlindjes. Stacionet kryesore të trenave ishin mbyllur në mëngjes dhe vetëm dy nga 16 linjat e metrosë që punojnë pa drejtues mjeti ishin në qarkullim.