Krishtlindjet kremtohet edhe nga myslimanët

schedule16:02 - 24 Dhjetor, 2017

schedule 16:02 - 24 Dhjetor, 2017

Krishtlindjet bashkojnë shumicën e shqiptarëve. Jo vetëm Katolikët dhe ortodoksët, por edhe muslimanët e kremtojnë këtë festë fetare.

 

 

Festa e krishtlindjes nuk është vetëm për të krishterët në Shqipëri. Por edhe për besimtarët myslimanë.
Martesat me të krishterët kanë bërë që sot kjo festë ti përfshijë të gjithë.
Të gjithë kanë të njëjtin qëllim, ti gëzohen njëri-tjetrit dhe ti japin më shumë dashuri.
Jo më pak të kujdesshëm tregohen edhe amvisat e bashkëshortëve të krishterë. Ato bëjnë gjithçka që tryeza e festës së Krishtlindjeve të jetë plot.
Bashkëjetesa dhe harmonia fetare nuk janë një risi për Shqipërinë. Festat fetare janë një ndër treguesit se as simbolet nuk krijojnë ndasi, perkundrazi i bashkojnë të gjithë./abcnews.al