KRISHTLINDJET/ Koncert në sheshin “Skënderbej”, Veliaj: Të dhurojmë sa më shumë dashuri

schedule23:28 - 24 Dhjetor, 2022

schedule 23:28 - 24 Dhjetor, 2022

TIRANË – Në Vigjilje të Krishtlindjes, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj iu bashkua koncertit të madh festiv në “Sheshin Skënderbej”.

Veliaj tha se ashtu si këtë vit, ku shqiptarët kanë qenë të bashkuar, edhe vitin tjetër të jenë bashkë dhe të pamposhtur.

“Teksa po mbyllim këtë vit, 365 fletë teksa i kemi mbushur me ditët e mira, me ditët sfiduese. Kaluam një kohë shumë të vështirë me pandeminë, me tërmetin por ajo që zbuluam është që kur jemi bashkë hallet përgjysmohen, kur jemi bashkë gëzimi dyfishohet. Ndaj është shumë e rëndësishme teksa futemi në një vit të ri të vazhdojmë të jemi bashkë. Kur ne shqiptarët jemi bashkë jemi të pamposhtur, bëjmë gjëra që veç e veç nuk i bëjmë dot. Dhe nëse i japim kurajo, i japim gëzim, i japim inkurajim secilit prej nesh, secili prej nesh do të jetë një histori suksesi dhe secili prej nesh do jetë një guralecë i vogël në mozaikun e asaj që është Tirana Europiane e vitit 2023”, u shpreh Veliaj.

Më tej Veliaj tha se këtë javë do ketë çdo ditë aktivitete festive në “Sheshin Skënderbej”.

“Kjo javë do të jetë e mbushur me aktivitete këtu në sheshin “Skëndërbej”. Çdo ditë do të kemi nga një koncert dhe nga një event.
Por jo çdo gjë shkon perfekt dhe unë jam i ndërgjegjshëm për këtë, ka shumë njerëz që ka nevoja, ka shumë njerëz që janë me ndihmë ekonomike, ka shumë njerëz që janë persona me aftësi ndryshe, ka shumë njerëz që ndoshta janë të vetmuar. Sëmundja e 2022 e 2023 nuk është Covid-i, kemi gjetur një vaksinë për Covidi-in, sëmundja më e madhe sot e shekullit ku jetojmë është vetmija. Ndaj për të gjithë ata që ndihen të vetmuar mund të kenë fëmijët në emigracion, mund të kenë humbur një nga atë afërmit e tyre do të doja që i gjithë qyteti të dhuronte dashuri”, tha Veliaj.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!