Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Krishtlindje në Tiranë, meshë e shenjtë në Katedralen “Ngjallje Krishtit” dhe të “Shën Palit”

schedule11:10 - 25 Dhjetor, 2019

schedule 11:10 - 25 Dhjetor, 2019

Lindja e Krishtit është një nga dy festat më të rëndësishme në kalendarin e fesë së krishterë. Krishtlindja simbolizon për besimtarët paqen dhe fuqinë, triumfin e të mirës mbi të keqen, drejtësisë mbi ligësinë.

Mëngjesin e 25 dhjetorit qindra besimtarë ortodokse u mblodhën për ta festuar  në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë.

Gjatë meshës së shenjtë Kryepeshkopi Anastas Janullatos bëri thirrje për më shumë dashuri dhe shpresë.

Ndërsa besimtarët katolikë në kryeqytet meshën e shenjtë e ndoqën në mesnatë në Katedralen e “Shën Palit”

Arqipeshkvi Imzot George Frendo gjatë fjalës së tij solli në vëmendje solidaritetin e treguar pas tërmetit që goditi vendin. Ndërkohë  iu drejtoi një thirrje të gjithë atyre që po tentojnë të përfitojnë nga fatkeqësia.

“Jam ndjerë shumë i zhgënjyer kur dëgjova se ka njerëz që kanë rritur qeranë për njerëzit që kërkojnë strehim. Është një mëkat i madh të përfitosh nga një tragjedi për t’u pasuruar”, u shpreh ai.

Në përfundim të meshave besimtarët uruan njëri –tjetrin për më shumë mirësi e begati./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!