Kriset përfundimisht marrëdhënia mes Trixës dhe Donaldit? Ky veprim i vëllait zgjon dyshimet

schedule11:06 - 22 Shkurt, 2022

schedule 11:06 - 22 Shkurt, 2022

Çifti i njohur, Donald dhe Beatrix duket se po kalojnë një kohë krize në marrëdhënie e tyre. Kjo gjë u pa gjatë festës së organizuar mbrëmjen e djeshme për ish-banorët e “Big Brother VIP”. Dyshja nuk janë shfaqur në asnjë moment së bashku, Donaldi ka qendruar në tavolinën e tij me vëllain, Elgit Dodën dhe të tjerë personazhe, ndërsa këngëtarja ka qenë vetëm me vëllain Alban Ramosaj.

Ndërkohë, detaji tjetër që ka konfirmuar krizën në marrëdhënien e dyshes është se Albani nuk e ndjek Donaldin më në Instagram. Ai e bëri ‘follow’ kur motra pranoi lidhjen, por duket se ka marrë një tjetër vendim. Kështu ka ngritur edhe shumë pikëpyetje mes lidhjes së çiftit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!