“Kriset” koalicioni qeverisës në Itali

schedule13:11 - 29 Tetor, 2019

schedule 13:11 - 29 Tetor, 2019

Rezultati i zgjedhjeve rajonale në Umbria të Italisë, përvec se nëj fitore e pastër për Legën e Salvinit, shënoi dhe krisjen e parë në koalicinin qeverisës mes Lëvizjes me Pesë Yje dhe Partisë Demokratike. Ministri i jashtëm Luixhi Di Maio u shpreh i bindur se në zgjedhjet e ardhshme partia që ai drejton, Lëvizja me Pesë Yje, do të garojë e vetme

Objektivi është qeverisja e vendit me një mazhorancë autonome. Dhe për të rinisur një project duhet përulësi. Është kjo deklarata e liderit të Lëvizjes me Pesë Yje, Luixhi Di MAio, menjëherë pas publikimit të rezultatit të votimit në Umbria. Më tej ai shtoi se eksperimenti me partinë demokratike në zgjedhjet rajonale nuk funksionoi, duke pranuar se nuk ishte shumë i bindur për t’i dhënë mbështetjen qeverisë Konte 2. Në këtë mënyrë shënohet dhe krisja e rëndësishme në koalicionin qeverisës në Itali dhe pse Di MAio këmbëngul se rezultate si zvogëlimi i numrit të deputetëve apo mbështetja për klimën, e bëjnë të besojnë se ishte e drejtë që ky koalicion të qeveriste vendin.

Ministri i jashtëm Italian pranon për mediat në vend se gjatë krijimit të qeverisë ai nuk ishte shumë i bindur. Ai theksoi se fitohet dhe humbet në skuadër dhe asnjëherë si tani Lëvizja me Pesë Yje nuk ka qenë më e bindur për të qëndruar në qeveri.

Duke folur për të ardhmen Di Maio premton se në zgjedhjet administrative Lëvizja me Pesë Yje është më se e vendosur për të garuar e vetme, duke shtuar se është alternativë dhe jo plotësues.

Di Maio shprehet se me Franceskinin dhe Zingaretin punohet më mirë sesa me Legën e Salvinit, që në zgjedhjet rajonale të Umbrias doli parti a parë. Kurse duke iu referuar kryeministrit Konte ai tha se duhet më shumë punë në përgjigjet që iu duhen dhënë popujve.

Lideri i lëvizjes me pesë yje foli dhe për emigrantët duke pranuar se nuk mund të jenë më temë e një fushate elektorale. DI Maio është i bindur se nëse ekziston një problem, ai duhet thënë. Ai tha se nuk mund të konsiderohet një turp nëse thuhet se Italia nuk mund të përballojë të gjithë emigrantët që vijnë nga Afrika e Veriut. Kjo pasi nuk është e mundur që të gjitha anijet me emigrant të ndalojnë në Itali. /ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!