Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Kriptot “gropë”, por italiani gjen si t’i përdorë për të vrarë rivalin në dashuri

schedule16:00 - 13 Korrik, 2022

schedule 16:00 - 13 Korrik, 2022

Një burrë, i cili punësoi një vrasës në rrjetin e errët dhe i kërkoi të eleminonte rivalin e tij në dashuri duke e paguar në kriptovaluta, është vënë nën hetim nga policia italiane.

Vrasësi në fjalë është identifikuar si administrator i një faqeje online të specializuar për vrasjet e porositura.

Çështja u hetua nga Shërbimi  Policor i Postës dhe Komunikacionit, i cili operoi në bashkëpunim me Policinë Postare të Venecias dhe Trevisos.



Hetimi u koordinua edhe nga Zyra e Prokurorit Publik në Gjykatën e Trevisos, shkruan Abcnews.al.

Hetimi nisi nga autoritetet italiane kur Byroja Federale e Hetimit (FBI) e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dërgoi një raport në Policinë Federale italiane, ku  thuhej se një 45-vjeçar me banim në Treviso mund të ishte viktimë e një vrasjeje me porosi.

Bashkëpunimi kombëtar solli hetimin dhe bëri të mundur ndalimin e ekzekutimit.

Analizat paraprake kanë mundësuar identifikimin e viktimës së mundshme, e cila ishte vënë nën mbrojtjen e Komisariatit të Policisë Conegliano.

Më vonë, autoritetet ishin në gjendje të gjurmonin lëvizjet e parave dhe kriptomonedhave të dërguara nga portofoli virtual i personit që porositi vrasjen.

Lidhur me ngjarjen, organet ligjzbatuese italiane deklaruan:

“Identifikimi i suksesshëm i një përdoruesi që operon në ueb-in e errët dëshmon se pjesa e paindeksuar e rrjetit, ku ofrohen lirisht mallra dhe shërbime të paligjshme, të konsideruara deri tani të padepërtueshme nga Forcat e Policisë, nuk është më e tillë. Teknikat moderne të hetimit të përdorura nga Policia e Postës dhe e Komunikimeve, veçanërisht ato për gjurmimin e pagesave në kriptovaluta, lejojnë, si në këtë rast, gjurmimin e mbajtësve të kuletave të kriptomonedhave.”

Kriptomonedhat aktualisht janë në nivelet më të ulëta gjatë 12 muajve të fundit./Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!