Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike ka bllokuar 3 platforma mashtruese investimi që operonin online në vend ndërsa u ka kërkuar qytetaravë që të bëjnë kujdes dhe të mos bien pre e mashtrimeve.
Pas disa denoncimeve është verifikuar se këto aplikacione, nuk janë të regjistruara dhe të licencuara për të operuar në vendin tonë.
AKSK ka marrë masa urgjente për bllokimin e aktivitetit të këtyre faqeve mashtruese duke bashkëpunuar ngushtësisht me institucionet përgjegjëse të AKEP dhe ofruesit e shërbimeve të internetit.
Përtej humbjeve financiare qytetarët që bëhen pjesë e tyre rrezikojnë cënimin e privatësisë dhe identitetit.
AKSK paralajmëron qytetarët shqiptarë se përfshirja në këtë platformë sjell:
• Humbje financiare të parikuperueshme.
• Rrezik të lartë për cënimin e privatësisë dhe identitetit digjital.
• Mundësi për keqpërdorim të mëtejshëm të të dhënave personale nga rrjete kriminale.
Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike sqaron se këto platforma ofrojnë reklama joshëse në rrjete sociale,prezantojn fitime tw sajuara si dhe kërkojnë pagesa shtesë me arsyetimin për “verifikim” apo “tërheqje fondesh”.

