“Një kriminel gjithmonë kthehet në skenën e krimit”, tha këshilltari presidencial i Ukrainës, Mykhailo Podolyak.
Sot u raportua se për kreut të Kremlinit vizitoi mbrëmë qytetin jugor të Ukrainës, Mariupol.
Pas udhëtimit të tij, Putin u takua me liderët ushtarakë rusë dhe trupat në një post komandë në Rostov-on-Don, një qytet jugor rus në lindje, sipas raporteve të mediave.
Udhëtimi erdhi përpara vizitës së planifikuar në Moskë nga presidenti kinez Xi Jinping këtë javë. Ky takim pritet të japë një shtysë të madhe diplomatike për Putin në konfrontimin e tij me Perëndimin.
Në një deklaratë sot, Podolyak tha se “vrasësi i mijëra familjeve Mariupol kishte shkuar për të admiruar rrënojat e qytetit dhe varret”.
“Krimineli gjithmonë kthehet në vendin e krimit”, shtoi ai.
The criminal always returns to the crime scene. As the civilized world announces the arrest of the “war director” (VV Putin) in case of crossing its borders, the murderer of thousands of Mariupol families came to admire the ruins of the city & graves. Cynicism & lack of remorse.
— Михайло Подоляк (@Podolyak_M) March 19, 2023
/abcnews.al