“Kriminel lufte”, Serbia i del në mbrojtje Putin-it: Një lider i zgjedhur në mënyrë demokratike

schedule17:54 - 17 Mars, 2022

schedule 17:54 - 17 Mars, 2022

Serbia i ka dalë në mbrojtje liderit rus pasi ky i fundit u cilësua nga presidenti amerikan Joe Biden kriminel lufte. Reagimi vjen nga ministri i Brendshëm serb Aleksandar Vulin, i njohur për qëndrimet e tij pro-ruse.

Fjalët e Biden-it janë fyerje për Rusinë tha Vulin sot i cituar nga Tanjug.  Sipas ministrit serb, Putin është një lider i zgjedhur në mënyrë demokratike në një vend sovran. Kujtojmë se presidenti amerikan e quajti homologun e tij rus “kriminel lufte”, ditën e mërkurë, ndërsa Rusia po intensifikon sulmin e saj mbi Ukrainë.

“Unë mendoj se ai është një kriminel lufte,” tha Biden.

Kjo ishte hera e para që presidenti i SHBA, Biden, apo zyrtarë të lartë amerikanë shprehen qartë për krimet ruse në Ukrainë. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!