Krimi që tronditi Greqinë, nëna e Carolinës: Ai më mori vajzën, nuk do e lejoj të më marrë dhe mbesën

schedule08:55 - 23 Qershor, 2021

schedule 08:55 - 23 Qershor, 2021

Familja e Caroline, 20-vjeçares së vrarë nga bashkëshorti i saj në shtëpinë e tyre do të kërkojë kujdestarinë e foshnjës së tyre.

Kjo u njoftua nga një avokat i familjes të mërkurën në mëngjes. Ai u shpreh se ambienti në familjen e Carolines është tërësisht i përshtatshëm për vitet e para të rritjes së një fëmije.

Avokati citoi edhe një deklaratë nga nëna e Caroline e cila tha: “Ai më mori vajzën time, nëse unë e humbas mbesën time do të ishte një goditje fatale”, u shpreh ajo sipas avokatit.

Ai theksoi se familjet kanë pasur një komunikim mes tyre për kujdestarinë e vajzës dhe në rast se arrihet një dakordësi mes tyre do ia prezantojnë prokurorit, në të kundërt do të kërkojnë kujdestarinë e plotë të foshnjës. m.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!