Sondazh

Rama dhe Berisha në daljet vjetore, cili ju bindi më shumë:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Krimi në Gjykatën e Apelit, reagon ministrja e Brendshme: Dënoj me forcë këtë akt barbar dhune

schedule18:04 - 6 Tetor, 2025

schedule 18:04 - 6 Tetor, 2025

Ministrja e Brendshme Albana Koçiu ka reaguar për vrasjen e gjyqtarit, Astrit Kalaja. Në reagimin e saj ministrja e Brendshme ka dënuar këtë ngjarje të rëndë dhe shpreh ngushëllimet për familjen e viktimës.

Gjithashtu Koçiu, sqaron se forcat e Policisë së Shtetit në bazë të ligjit nuk kanë asnjë përgjegjësi për kontrollin e hyrje-daljeve dhe sigurinë brenda godinave të gjykatave, duke shtuar, kanë ndërhyrë menjëherë në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur ndalimin e autorit.

Reagimi:



Thellësisht e tronditur nga lajmi i rëndë i vrasjes së gjyqtarit të Gjykatës së Apelit në Tiranë, Astrit Kalaja, dhe plagosja e dy qytetarëve, brenda sallës së gjykatës.

Dënoj me forcë këtë akt barbar dhune dhe shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen e viktimës, kolegët e tij, duke u uruar shërim të shpejtë të lënduarve.

Forcat e Policisë së Shtetit – të cilat duhet sqaruar për opinionin publik se në bazë të ligjit nuk kanë asnjë përgjegjësi për kontrollin e hyrje-daljeve dhe sigurinë brenda godinave të gjykatave – kanë ndërhyrë menjëherë në vendngjarje.

Autori është ndaluar menjëherë dhe kemi angazhuar ekspertët më të mirë për të këqyrur në bashkëpunim me prokurorët, përmbushjen e detyrave të ligjit nga ana e punonjësve të sigurisë të gjykatës.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!