Përgjatë muajit të fundit u shënuan tre ngjarje të rënda brenda familjes në Kosovë. Mbrëmjen e sotme Skëndër Krasniqi vrau me armë zjarri djalin e tij Albert Krasniqi pas një konflikti në garazhin e makinës në pallatin ku ata jetonin.
Konflikti mes tyre dyshohet se ndodhi pasi Krasniqi i kërkoi të birit të dorëzohej në polici, pasi kërkohej nga uniformat blu sepse dy ditë më parë kishte rrahur ish-gruan e tij.
Albert Krasniqi kishte qenë i martuar me ish-miss Kosovën Besa Gashi me të cilën kishte edhe një vajzë. Çifti i kishte dhënë fund martesës vetëm pak ditë më parë, pas konflikteve të vazhdueshme mes tyre.
Rasti tjetër që ishte i rëndë dhe shkaktoi katër viktima, ishte ai në Pozheran të Vitisë, ku një person vrau dy djemtë e tij, gruan pastaj edhe veten.
Burri vrau gruan e tij, me një plumb e rrëzoi në tokë dhe më pas e qëlloi edhe 7 herë të tjera. Ndërsa, fëmijët u vranë me nga një plumb tek dera e dhomës ku u vra nëna e tyre. Në fund ai qëlloi edhe veten.
Ngjarja tjetër që u shënua kohët e fundit në Kosovë e që shokoi gjithë vendin ishte ajo e një 30 vjeçari që vrau me thikë të atin 50-vjeçar./mv.abcnews.al