Krimi me kontratën, Messi ngre padi ndaj Bartomeut dhe presidentit aktual

schedule11:58 - 3 Shkurt, 2021

schedule 11:58 - 3 Shkurt, 2021

Leo Messi ka vendosur të ndërmarrë masa ligjore pas rrjedhjes së kontratës së tij për gazetën “El Mundo Deportivo”.

Siç është njoftuar më parë, ylli argjentinas ka nisur procedurat dhe do të paraqesë kallëzim penal kundër pesë personave, të cilët ai i konsideron të dyshuar për zbulimin e të gjithë dokumentit sekret, që një fakt përbën një krim.

 

Josep Maria Bartomeu

Sipas “Esports Rac1”, bëhet fjalë për Josep Maria Bartomeu (ish-presidenti i Barcelonës), Carles Tusquets (presidenti aktual i Komitetit të Menaxhimit), Jordi Mestre (ish-nënkryetari sportiv), Oscar Grau (CEO i klubit) dhe Roma Punti (kreu i shërbimeve juridike të Barçës).

 

Carles Tusquets

Këta janë pesë personat, që kanë pasur qasje në kontratën e Messit, nga e cila ai përfitonte 555 milionë euro në 4 vite dhe njerëzit, që mund t’ia kenë dhënë atë gazetës “Mundo Deportivo”, kundër së cilës Messi do të ngrejë gjithashtu një padi.

Kujtojmë se nga vetë klubi, Komiteti i Menaxhimit ka kërkuar që të fillojë një hetim të brendshëm për t’u përpjekur të sqarojë detajet e incidentit. Vetë klubi spanjoll mohoi të ishte pas kësaj ngjarje direkt pas publikimit të detajeve të kontratës. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!