Kemi dëgjuar shumë lloje krimesh që ndodhin në tokë, por a keni menduar se krimi mund të kryhet edhe në hapësirë?
Mediat e huaja shkruajnë se astronautja Anne McClain, akuzohet nga ish-bashkëshortja e saj se i ka vjedhur identitetin dhe ka ndërhyrë në llogarinë e saj bankare pa leje. Dhe të gjithën këtë, McClain dyshohet se e ka bërë gjatë misionit gjashtë mujor që ishte në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor.
McClain dhe ish-oficerja e Forcave Ajrore në SHBA, Summer Worden, janë përfshirë në një proces të vështirë divorci që pas padisë që bëri kjo e fundit në NASA.
Worden tha se ishte vënë në alarm kur McClain ishte informuar për shpenzimet private të saj gjatë kohës që ishte në mision. Ajo kontaktoi me bankën dhe u informua se dikush e kishte kontrolluar llogarinë nga një kompjuter i regjistruar tek NASA.

Ndërkohë McClain i ka mohuar të gjitha akuzat, duke u shprehur se po bënte një kontroll rutinë për të parë financat e familjes nëse ishin të mjaftueshme për të paguar faturat për të birin.
Kjo është edhe një pikë tjetër e cila ka hapur shumë polemika gjatë divorcit të çiftit. Sipas The Times, Worden ka pasur një fëmijë përpara se të takohej me astronauten.
Pasi çifti u martua në 2014-n, ajo refuzoi kërkesën e McClain për të adoptuar fëmijën. Kjo e fundit e dërgoi çështjen në gjykatë, ndërsa më vonë u nis në mision në hapësirë.
NASA është shprehur se deri më tani nuk ka dijeni për ndonjë krim të mëparshëm të kryer në Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar. /abcnews.al

