Gazetarja Aida Topalli thotë se Shqipëria krahasohet me Kolumbinë, lidhur me krimin e organizuar.
Në emisionin “360 gradë’ në ABC News, Topalli u shpreh se në disa qytete të vendit, ka banda të paprekura.
Aida Topalli: Unë e krahasoj Shqipërinë shpeshherë me Kolumbinë, vetëm se ne jemi vend më i vogël. Në disa qytyete të Shqipërisë janë të strehuar disa banda që janë të paprekura, nuk janë asgjesuar. Jetojnë në atë oazin e ture. Kemi Bajrat, Çapjat, sa e sa banda,. Mund t’i konsderojmë familje, por të organizuara në banda kriminale. Ata kanë preferuar që të qëndrojnë në pjesën fmailjare për të qëndruar të sigurt, janë tradhtuar disa herë.
Ndërsa gazetari Dritan Laci deklaroi se këto banda kanë qenë të lidhur ngushtë edhe me politikën.
Dritan Laci: Këto banda, filimisht kanë qenë të lidhur ngushtë edhe me politikën. Edhe politikës i është dashur shpesh që të ketë bashkëpunime me këto banda edhe për qëllime elektorale. Politika dhe ekonomia nuk mund të ndahen edhe në një vend të vogël si Shqipëria. Pas vitit 2021, kemi zhvendosje të tyre nga Shqipëria, fillimisht në Belgjikë e Holandë, pastaj janë strehuar në Dubai. Është e pamundur të mos kemi import të krimit. Për mua krimi nuk ka kombësi.
Gazetari Trashgim Sokolaj theksoi se shqiptarët kanë kryer vrasje me pagesë edhe jashtë Shqipërisë.
Trashgim Sokolaj: Ka një numër vrasjesh në Belgjikë dhe Spanjë, që policia ka informacion që janë kyer nga vrases me pagesë, shqiptarë. Shqiptarë që vrasin shqiptarë, larje hesapesh mes grupeve. Është pak e vështirë për të ndërtuar një profil të një vrasësi. Banda e Durrësit, ka përdorur tre vrasës me pagesë nga Kosova. Kanë kryer një sërë krimesh. Një rast i dokumentuar, është ditari i Julian Sinanajt. Ai shkruante në ditarin e tij, mos fol asgjë me askënd, sepse do të vritesh.