Krim në familje. Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Divjakë.
58-vjeçari Hekuran Rrasa banues në fshatin Babunjë ka vrarë gruan Fëllënxë Rrasa 45-vjeçe me armë gjahu dhe më pas në kushte të rënda psikologjike, ka kthyer armën nga vetja duke i dhënë fund jetës.
Krimi ka ndodhur në banesë, dyshohet pas një sherri në familje. Në vendngjarje është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale arma e gjahut.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lushnjë vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./ db/Abcnews.al