Krimet zgjedhore/ SPAK e BKH aksion në Shkodër, shoqërohen disa persona, mes tyre mbështetës të PSD-së

schedule13:57 - 14 Maj, 2025

schedule 13:57 - 14 Maj, 2025

SHKODËR– Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në bashkëpunim me Byronë Kombëtare të Hetimit kanë ndërmarrë tjetër aksion në Shkodër.

Abc News mëson se deri tani janë shoqëruar disa persona të dyshuar për krime zgjedhore, mes të cilëve e mbështetës të Partisë Socialdemokrate, e cila drejtohet nga Tom Doshi.

Aksioni për kontroll personal dhe të automjeteve, me vendim të GJKKO./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!