SPAK zbarkon në Elbasan/ Olsi Dado drejton grupin e punës për zgjedhjet

schedule13:39 - 6 Maj, 2025

schedule 13:39 - 6 Maj, 2025

Teksa na ndajnë pak ditë nga 11 maji, SPAK ka zbarkuar në Elbasan me në fokus parandalimin e krimeve zgjedhore.

Me Elbasanin që konsiderohet një nga pikat më të nxehta të këtyre zgjedhjeve, SPAK dhe Byroja Kombëtare e Hetimit kanë zhvilluar një takim me drejtuesit e institucioneve ligjzbatuese në qark. Prokuroria e Elbasanit, Drejtoria Vendore e Policisë, shefat e komisariateve dhe përfaqësues të AMP-së ishin të pranishëm në diskutimet e zhvilluara për parandalimin e krimeve zgjedhore.

Kjo është ndalesa e radhës në turin që SPAK po zhvillon në qarqe të ndryshme të vendit, por ndalesa në Elbasan ka një simbolikë të fortë, për shkak të historikut të problematikave gjatë fushatave.

Në këto ditë fushate, nga Elbasani kanë dalë kërcënime të hapura ku kandidati I PD, Aurel Bylykbashi kërcënon se ka të gjitha mundësitë, të hapë një konflikt edhe më të madh ndaj socialistëve se në vitin 2021, e cila përfundoi me vrasjen e mbështetësit të PS, Pjerin Xhuvani.

Deklarata kërcënuese e Bylykbashit, ka mbështetjen e plotë të drejtuesit politik të PD në Elbasan, Tomor Alizoti, I cili po ashtu nga Elbasani deklaroi se do hante të gjallë socialistët.

Vetë Berisha po nga Elbasani kërcënon Suel Çelën, kur bën fushatë me kandidaten e fisit Çapja.

Të gjitha këto kërcënime duket se janë nën lupën e SPAK./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!