Ambasadorja Gjermane Sussane Schutz nuk është larguar nga qyteti i Shkodrës pa folur për situatën kriminale aty. Ajo tha se duhet bërë shumë punë në luftën kundër krimit.
Nga Shkodra Ambasadorja e Gjermanisë në Shqipëri Sussane Schutz foli per situaten aty. Ajo tha se Shqipëria duhet të bëjë më shumë në lidhje me luftën kundër krimit. Dhe theksoi se Prokuroria dhe Policia të përmirësojnë punën për rastet e konstatuara.
Sussane Schutz: “Shqipëria ka shënuar përmirësimet e veta në këtë fushë, por duhet të bëjë edhe më shumë në luftën kundër krimit të organizuar. Ka pasur zhvillime pozitive deri diku, por të gjitha përpjekjet duhet të vijojnë edhe më tej. Prokuroria dhe policia do të duhet të përmirësojnë punën e tyre sa i përket hetimeve të rasteve të konstatuar. Shpresojmë që edhe bashkëpunimi me ndërkombëtarët të intesifikojë edhe më tej punën”.
Sa i përket ecurisë në procesin e anëtarësimit në BE, Sussane Schutz tha se duhet të bëhet më shumë në 5 prioritetet kyçe, duke veçuar luftën kundër krimit dhe korrupsionit.
Sussane Schutz: “Gjermania vazhdon të jetë e angazhuar me faktin që Shqipëria të mund të përparojë në rrugën e saj drejt BE. Ne do të kishim dashur të merrnin një vendim pozitiv për hapjen e negociatave që në qershor, por Gjermania shikon se ka një sërë gjerash që duhet të bëheshin ende derisa të mbërrihet në këtë vendim, sic janë 5 prioritetet kyce, në mënyrë të veçantë lufta kundër krimit dhe korrupsionit. Shpresojmë që deri vitin e ardhshëm të shikojmë përparim në këto dy pika”.
Diplomatja gjermane tha se procesi i Vettingut ka dhënë rezultatet e para, po sipas saj ky është një proces që duhet të vazhdojë./abcnews.al