“Krimet e Rënda” zbardhin vendimin për Tahirin: Lidhje mes ish-Ministrit dhe Moisi Habilajt

schedule15:38 - 28 Tetor, 2019

schedule 15:38 - 28 Tetor, 2019

Gjykata e shkallës së parë për Krime të rënda ka zbardhur vendimin për ish-Ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, të cilit iu ndrysha akuza dhe u dënua për “shpërdorim detyre”.

Sipas togave të zeza ka prova dhe indicie që tregojnë një situatë marrëdhëniesh të qëndrueshme mes Tahirit dhe Moisi Habilaj. Sipas treshes gjykuese të përbërë nga Ardit Muftafaj Flora Hajderdini dhe Irena Gjoka lidhja e qëndrueshme konfirmohet jo vetëm nga shitja e automjetit ‘Audi’ që ish-ministri Tahiri i ka Artan Habilajt, por bëhet fjalë edhe për shërbimet e vazhdueshme të kryera nga vëllezrit Artan dhe Moisi Habilaj.

Gjykata rëndit disa nga këto shërbime ku vë theksin tek  riparimi  skafit për të cilin ishte angazhuar vet Mojsi Habilaj në vitin 2014. Përdorim i automjetit ‘Audi’ me targë AA 003GB nga Saimir Tahiri dhe bashkëshortja e tij në disa raste edhe pse ishte shitur.

Udhëtimi në të njëjtën kohë vajtje-ardhje me të njëjtin intenerar dhe të njëjtin destinacion i Moisi Habilajt, babait të ish-ministrit, Bashkim Tahiri e familjarëve të tjerë,  konfirmon se familja e Tahirit dhe familja Habilaj kanë pasur kontakte të qëndrueshme.

Në vendim thuhet se ka pasur komunikime të shpeshta dhe të drejtpërdrejta telefonike të Moisi Habilaj me Evi Robon, një njeri i afërt i Tahirit që punonte drejtor në Ministrinë e Brendshme.

Gjykata për Krime të Rënda në arsyetimin e vendimit të saj thotë që  mes Saimir Tahiri dhe Moisi Habilaj ka pasur marrëdhënie indirekte por që Ish-ministri nuk rezulton i përfshirë direkt në trafik droge, dhe për këtë nuk ka prova dhe fakte që të shkojë përtej çdo dyshimi të arsyeshëm, por veten indice të cilat janë të pa faktuara nga Prokuroria.

Sipas gjykatës fusha e veprimtarisë shtetërore të Ish-ministrit Saimir Tahiri lidhej konkretsiht me luften kundra kultivimit dhe trafikimit të Lëndëve Narkotike. Togat e zeza thonë se Tahiri dhe Jaeld Çela kanë pasur kominikime të vazhduyeshme midis tyre.

Gjyqtarët argumentojnë “shpërdorimit të detyrës” nga ish-ministri i brendshëm është fakti i krijimit të lehtësirave të grupit Habilaj për të trafikuar rreth 20 ton hashash drejt Italisë. Sipas treshësh gjykuese Ish-ministri pavarësisht nga bisedat mes anëtarëve të grupit kriminal dhe pretendimet e organit të akuzës nuk ka përfituar dhurata si pjesëtar i grupit kriminal,  por me anë të mos veprimeve të tij ka shpërdoruar detyrën.

Ndërkohë Tahiri në deklaratat e tij ka mohuar se ka pasur njohje dhe kontakte të drejtpërdrejta me Habilajt”.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!