Prokuroria e Krimeve të Rënda ka përfunduar hetimet për bandën e Jurgen Mollës të akuzuar për trafik ndërkombëtar droge. Në pretencën e Organit të akuzës, te kryesuar nga prokurori Eugen Beci kërkohet që 9 të pandehurit të dënohen në total me 131 vite burg.
Të pandehurit, sipas prokurorise ishin përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike e llojit heroine nga Turqia në Kosovë, Greqi, Shqipëri e më pas destinacioni final ishin vendet e Bashkimit Europian. Në korrik 2016, në kuadër të operacionit “Ballkan” policia arrestoi 30 persona në Shqipëri, Greqi, Maqedoni dhe Bullgari. /abcnews.al

