Krimet e Rënda lënë në burg 6 të arrestuarit e grabitjes në Rinas

schedule12:52 - 21 Nëntor, 2019

schedule 12:52 - 21 Nëntor, 2019

Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur që të lërë në burg 6 personat e arrestuar për grabitjen e rreth 6 milion eurove ne aeroportin e Rinasit, më 9 prill.

Te arrestuar janë Oltion Veseli, Elton Pikli Renaldo, Sula Saimit Çela, shtetasi nga kosova Ragip Hajdini dhe Alkond Bengasi i cili është bërë është bërë dëshmitar i drejtësisë dhe ka dhënë dëshmi që i shërbejnë zbardhjes së supergrabitjes.

Sakaq, në seancën e sotme trupa gjykuese ka rrëzuar ankimin e Oltion Veselit dhe Elton Piklit, të arrestuar për grabitjen  e Rinasit për zgjatjen e afateve hetimore me tre muaj nga ana e Prokurorise për Krime të Rënda.

Gazetarja Glidona Daci bën të ditur për abcnews.al se është urdhëruar një ditë tjetër marrja me detyrim e kampionit biologjik për ADN-në për Veselin.

Pa ditë më parë policia zbuloi dy shuma të tjera parash që dyshohet se u grabitën në prill të këtij viti dhe i përkasin një banke të nivelit të dytë. Shuma prej 5 mijë euro iu gjet Elton Piklit. Ndërkohë, një shumë tjetër i është gjetur babait të Renaldo Sulës, edhe ky i arrestuar për grabitjen.

Kujtojumë se më 9 prill 2019 ne Aeroportin e Rinasit u grabitën rreth 6 milion euro të cilat do të transportoheshin jashtë vendit. Grabitësit arritën të çanin perimetrin e jashtëm të sigurisë në aeroport dhe morën paratë në pistën e uljes së avionëve me një fugon. Pas grabitjes, gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë mbeti i vrarë Admir Murataj, i cili pretendohej se ishte edhe koka e bandës. Në kërkim për grabitjen e rreth 6 milion eurove në Rinas janë edhe vëllezërit Eldi dhe Klement Çala dhe Talo Çela./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!