Krimet e luftës, OKB do të dërgojë hetues të të drejtave të njeriut në Ukrainë

schedule14:35 - 3 Qershor, 2022

schedule 14:35 - 3 Qershor, 2022

Organizata e Kombeve të Bashkuara do të dërgojë tre ekspertë të të drejtave të njeriut në Ukrainë, më vonë gjatë këtij muaji. Këta ekspertë do të investigojnë rastet e dhunës dhe abuzimet.

Komisionerët, të cilët janë anëtarë të komisionit të pavarur ndërkombëtar të OKB-së për hetimin mbi Ukrainën, do të vizitojnë disa vende, duke përfshirë qytetet Lviv, Kiev, Kharkiv dhe Sumy, nga 7 deri më 16 qershor.

Ata do të kenë takime me viktima të dhënës apo abuzimit, dëshmitarë dhe njerëz që janë zhvendosur, si dhe zyrtarë qeveritarë. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!