Presidenti francez Emmanuel Macron tha sot se Franca është e vendosur të sigurojë që krimet e luftës të kryera nga forcat ushtarake ruse në Ukrainë të mos mbeten të pandëshkuara dhe do të dhurojë një laborator të lëvizshëm të analizës së ADN-së autoriteteve të Kievit.
Pas një telefonate me homologun e tij ukrainas Volodymyr Zelensky, Macron përshëndeti gjithashtu nisjen e anijes së parë që transportonte grurë nga Odessa dhe theksoi se Evropa do të vazhdojë të ndihmojë në lehtësimin e eksporteve të grurit ukrainas nga toka dhe deti.
Ukraina nuk ka mundur të dërgojë grurine saj jashtë vendit nëpërmjet Detit të Zi për shkak të bllokadës ruse që nga 24 shkurti.
Të dy vendet nënshkruan një marrëveshje të sponsorizuar nga OKB në Stamboll muajin e kaluar që synon rifillimin e eksporteve për të shmangur një krizë globale ushqimore. /abcnews.al