TIRANË- Mbrëmjen e djeshme u qëllua për vdekje me breshëri plumbash Gjovalin Prendi, babai i Roan Brahimit, i njohur si kundërshtar i Ervis Martinajt.
Rona Brahimi u vra vitin e shkuar në Athinë në sy të gruas dhe fëmijës.
Gazetarja Etleva Delia, e cila është dhe autorja e emisionit “Gjerat Tona” në ABC News u shpreh se duket që grupi i Ervin Martinajt është rivitalizuar.
Ervis Martinaj rezulton i zhdukur prej afro tre vitesh dhe nuk dihet asgjë për fatin e mbretit të “lojërave të fatit”.
Ajo shtoi se aktualisht dyshohet se njerëzit e besuar të Martinajt veprojnë në Greqi dhe Shqipëri.
Njëri prej tyre është Eljon Hato, ndaj të cilit janë ndërmarrë disa aksione për ta arrestuar, por pa sukses.
“Jo vetëm që nuk ka patur version zyrtar për fatin e Martinaj, por vazhdon të jetë në kërkim për dhe në hetim dy dosje “Metamorfoza” dhe “Revanshi”, që është organizator dhe urdhërues vrasjesh.
Hetimet vijojnë edhe pse nuk ka një përgjigje për fatin e tij, nëse është gjallë apo ka vdekur. Ka njerëz të besuar, që ishin me të dhe janë gjallë dhe janë në veprim.
Dyshohet se mund të kenë marrë pjesë edhe në ngjarje kriminale, njëri ka dyshime që vepron në Greqi dhe tjetri Eljon Hato, ku janë bërë operacione për kapjen e tij. Unë besoj variantin se është rivitalizuar grupi i tij”, tha ai./abcnews.al