Sevastopoli, kryeqendra e Krimesë, ofron sot një pamje të qetë. Banorët thonë se ndihen më të sigurtë qëkurse janë bërë pjesë e federatës ruse. Në gadishullin që ishte pjesë përbërëse e territorit të Ukrainës pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik, përkujtohet 5-vjetori i aneksimit nga Rusia.
“Ka pasur kaos, mund të bëje çfarë të doje. Por tani këtu është rikthyer sundimi i ligjit”.
Ky është edhe opinioni që mbizotëron në tërësi mes banorëve të gadishullit. Megjitahtë, ankesat për administratën ruse janë të shumta.
“Banesat sociale dhe mjekësia kanë nevojë për shumë përmirësime. Situata nuk është e mirë kudo, jo vetëm këtu në Sevastopol. Nuk është gjendur ende zgjidhja e duhur për popullin”.
Pas revoltave properëndimore në Kiev, më 16 Mars të 2014 në Krime u zhvillua një referendum, ku 96.8% e votuesve zgjodhën shkëputjen nga Ukraina dhe bashkimin me Federatën Ruse.
Kërkesa u pranua nga Moska, por Perëndimi e quajti “aneksim” duke akuzuar Rusinë se kishte shkelur konventat ndërkombëtare. Kriza ukrainase çoi në acarimin e marrëdhënieve të Rusisë me Perëndimin në nivelet e Luftës së Ftohtë.
Tv Klan