Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Krim pasioni në Kosovë/ Podujevë, tre viktima. 31 vjeçarja vret të dashurin, familjaren e saj dhe vetëvritet

schedule10:04 - 23 Mars, 2026

schedule 10:04 - 23 Mars, 2026

Krimi i trefishtë ka tronditur Podujevën.

Ardita Gashi, 31 vjeç nga fshati Majac i kësaj komune ka vrarë 45 vjeçarin Ilaz Ibrahimi nga Obiliqi për motive xhelozie.

Sipas bluve të Kosovës, autorja e krimit ka patur një lidhje të gjatë me viktimën, deri kur mes tyre ka ndodhur një debat i ashpër, ku viktima i ka kërkuar ti jap fund lidhjes disa vjeçare.



Pas konfliktit verbal, 31 vjeçarja ka marrë një armë zjarri dhe rreth orës 18 të pasdites së të dielës e ka qëlluar për vdekje Ilaz Ibrahimin brenda autoveturës së tij, tip volsëagen i bardhë, i parkuar pranë banesës së autores.

Pas aktit Ardita Gashi është mbyllur në shtëpi për disa orë, pa kontakte me askënd, ku dyshohet se ka plagosur me armë zjarri gruan e xhaxhit të saj, 73 vjeç dhe më pas ka tentuar vetëvrasjen.

Ka qenë njësia speciale që përmes një operacioni ka hyrë në banesë dhe ka konstatuar se dy shtetaset ishin të plagosura rëndë.

Ato u transferuan në Qëndrën Klinike Universitare në Kosovë, atje ku 73 vjeçarja ndërroi jetë mëngjesin e sotëm rreth orës 03.00, ndërsa 31 vjeçarja humbi jetën po ashtu mesditën e sotme./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!