Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Shkallnur të Durrësit pasditen e të martës. Marjan Kodheli ka vrare me thike babain e tij 69 vjeç Pjeter Kodheli, pas një debati me njëri-tjetrin në shtëpi.
Pas ngjarjes ai është larguar nga banesa në drejtim të plazhit. Policia e Durrësit ka arrestuar Marjan Kodhelin, autorin e dyshuar të ngjarjes dy orë pas saj.
Sipas informacioneve paraprake 25-vjeçari është kapur nga uniformat blu në ambientet e një lokali në pronësi të motrës së tij në zonën e Shkëmbit të Kavajës.
Gjate kontrollit policia i gjeti dhe i sekuestroi të riut thikën me të cilën ka kryer krimin.
Policia dyshon që Marjan Kodheli të ketë probleme të shëndetit mendor.
Ndërkohë të afërm të viktimës thonë që autorin nuk e njihnin si person me probleme mendore. As në spital nuk rezulton i kartelizuar. Hetuesit po punojnë për të sqaruar rrethanat dhe motivet e ngjarjes tragjike./abcnews.al

