Krim në familje, 45-vjeçari qëllon me thikë gruan e tij

schedule08:05 - 2 Shkurt, 2020

schedule 08:05 - 2 Shkurt, 2020

Një krim i rëndë brenda familjes ka ndodhur në qytetin e Durrësit. 45-vjeçari Lulëzim Cuku ka qëlluar me thikë për vdekje bashkëshorten e tij, 33-vjeçaren Manjola Cuku.

Sipas policisë ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 23:55, ku L.C.,45 vjeç, banues në Xhafzotaj, në banesën e tij, për motive të dobëta ka qëlluar me thikë gruan e tij M.C., 33 vjeçe, e cila për pasojë ka ndërruar jetë. 45-vjeçari është larguar nga banesa pas krimit dhe policia është vënë në ndjekje të tij.

Mësohet se çifti ka tre fëmijë, dy vajza të moshës dhjetë e shtatë vjeç dhe një djalë 2 vjeç, ndërsa paraprakisht dyshohet se arsye e krimit është xhelozia.

Durrës/informacion

Më datë 01.02.2020, rreth orës 23:55, shtetasi L.C.,45 vjeç, banues në Xhafzotaj, në banesën e tij, për motive të dobta ka qëlluar me mjet prerës thikë, bashkëshorten e tij shtetasen M.C., 33 vjeçe, e cila për pasojë ka ndërruar jetë.

Shtetasi L,C, pasi ka kryer krimin është larguar nga banesa dhe në ndjekje të tij janë vënë shërbimet e Policisë.

Materialet do ti kalojnë Prokurorisë për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!