Ish deputeti i Partisë Demokratike, Gzament Bardhi në rrjetin social “Facebook” ka reaguar pas deklaratës së bërë nga Presidenti i Republikës, Ilir Meta për qëndrimin e tij ndaj Gjykatës Kushtetuese.
Bardhi ndërsa mbështet qëndrimin e Presidentit thekson se Ardian Dvorani po përdoret si mekanizëm për kapjen politike të Gjykatës Kushtetutese nga kryeministri Edi Rama.
“Kapja e Gjykatës Kushtetuese është jetike për Edi Ramën. Është mënyra e vetme për t’i hapur rrugë projekteve të tij për kriminalizimin total të shtetit, bashkëqeverisjen me oligarkët dhe krimin e organizuar, si dhe për të patur kontrollin politik mbi çdo pushtet dhe institucion të pavarur”, shkruan Bardhi.
Statusi:
Faktet e bëra publike sot nga Presidenti i Republikës, dëshmojnë, edhe njëherë, në mënyrë të pakundërshtueshme, përdorimin e Ardian Dvoranit si mekanizëm për kapjen politike të Gjykatës Kushtetutese nga Edi Rama. Manipulimi kriminal i fakteve dhe fshehja e të dhënave janë një krim i rëndë shtetëror. SPAK duhet të veprojë menjëherë dhe pa asnjë hezitim.
Kapja e Gjykatës Kushtetuese është jetike për Edi Ramën. Është mënyra e vetme për t’i hapur rrugë projekteve të tij për kriminalizimin total të shtetit, bashkëqeverisjen me oligarkët dhe krimin e organizuar, si dhe për të patur kontrollin politik mbi çdo pushtet dhe institucion të pavarur.
/abcnews.al