EMRAT/ Krim i organizuar e trafikim droge, OFL u dërgon formularët dy të dënuarve

schedule13:07 - 2 Dhjetor, 2020

schedule 13:07 - 2 Dhjetor, 2020

Vijon Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020. Njoftohet se OFL u ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, dy të dënuarve për krim të organizuar dhe trafikim narkotikësh.

Kështu, formularët duhet t’i bëjnë gati:

Shpendi Lilaj, banues në Fier, i dënuar në Kosovë për veprat penale “Krim i organizuar” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

Bashkim Hasani, banues në Kurbin, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme. s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!