Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin Brest të Francës pasi një cift bashkëshortësh shqiptar nga Korça janë gjetur të pajetë brenda apartementit të tyre. Policia Franceze ka raportuar se Andon Janaqi 36 vjeç ka vrarë me pushkë gjahu bashkëshorten e tij Anjeza Zeneli 30 vjec dhe më pas ka kryer vetëvrjasje. Ishte një banor I zonës I cili ka telefonuar policinë rreth orës 16:30 minuta të së enjtes pasi dëgjuan të shtëna.
Çifit ishin prindër të dy djemve 9 dhe 3 vjec dhe në momentin e krimit makabër 3 vjeari ka qënë në shtëpi sipas asaj që raportojnë mediat franceze. Djali I madh 9 vjecar I ciftit ndodhej në shkollë në momentin kur ndodhi ngjarja dhe tashmë autoritetet Franceze kanë deklaruar se dy fëmijet e mitur janë nën përkujdesjen e shërbimeve sociale të tyre.
Burime pranë grupit hetimor thonë se bëhet fjalë për femicid. Gruaja shqiptare e cila u vra kishte denoncuar në 23 tetor bashkëshortin e saj për dhunë fizike dhe psikologjike duke thënë se ai ishte shumë xheloz. Viktima më pas kishte tërhequr denoncimin e saj duke thëne se donte që bashkëshorti I saj të rehabitiltohej dhe të ishin bashkë. Viktima e cila u vra nga bashkëshorti kishte vetëm disa ditë pasi ishte kthyer në shtëpi pasi kishte qëndruar në qendrat e strehimit social pas denoncimit. Nena e Andon Janaqit e cila jeton ne Korce deklaroi per ABC News se kerkon ndihme qe te marre trupin e pajete te djalit per ta varrosur ne Shqiperi pasi nuk ka mundesi ekonomike per terheqjen e tij. Ajo rrefeu se I biri vuante prej kohesh nga ankthi.
Paola Janaqi, motra e 36 vjecarit tha se do te kerkojne qe niperit e saj ti marrin per ti rritur ne Shqiperi sepse nuk duan qe kujdestarine e tyre t’ia lene shtetit Frances.
Andon Janaqi 36 vjec dhe Anjeza Zeneli 30 vjec ishin zhvendosur ne France 4 vite me pare dhe ishin me qendrim te ligjshem brenda ketij shteti. / abcnews.al /

