Krijuesi i ChatGPT: Inteligjenca artificiale është një nga rreziqet më të mëdha për njerëzimin

schedule15:31 - 20 Shkurt, 2023

schedule 15:31 - 20 Shkurt, 2023

Sam Altman, shefi ekzekutiv i OpenAI, ChatGPT, paralajmëroi se bota mund të jetë pranë krijimit të një inteligjence artificiale “të frikshme”, dhe tha se ishte thelbësore të krijohej një kuadër rregullator.

Në një seri postimesh në Twitter të dielën, Altman tha se në një të ardhme kalimi në AI është “kryesisht mirë” dhe kjo mund të ndodhë me ritme të shpejta, ashtu siç ndodhi kur dolën për herë të parë telefonat inteligjentë.

Megjithatë, ai paralajmëroi se shoqërisë i duhet kohë për t’u përshtatur me “diçka kaq të madhe”.

“Na duhet kohë e mjaftueshme që institucionet tona të kuptojnë se çfarë duhet të bëjnë. Rregullimi do të jetë kritik dhe do të marrë kohë. Edhe pse mjetet e inteligjencës artificiale të gjeneratës së sotme nuk janë shumë të frikshme, mendoj se mund të mos jemi shumë larg kohës kur ato do të jenë të rrezikshme”, shkroi ai në Twitter.

Ai vuri në dukje se sfida tani është “të bësh njerëzit që të mos shqetësohen kur flasin me një chatbot, edhe që ata të jenë të vetëdijshëm se çfarë po ndodh në të vërtetë”.

Në thelb, Altman i referohet përgjigjeve të dhëna javën e kaluar nga aplikacioni i inteligjencës artificiale Bing i Microsoft.

Elon Musk, bashkëthemelues i OpenAI me Altman tha të mërkurën e kaluar se inteligjenca artificiale ka nga një potencial i madh pozitiv dhe negativ. Prandaj, siç theksoi ai, nevojiten reforma.

“Unë mendoj se ne duhet të rregullojmë kuadrin e sigurisë rreth inteligjencës artificiale,” tha Musk, sipas CNBC, duke shtuar se inteligjenca artificiale është aktualisht një nga rreziqet më të mëdha për njerëzimin. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!