Krijoi varësi nga alkooli, qeni shtrohet në kujdes intensiv

schedule15:28 - 8 Prill, 2023

schedule 15:28 - 8 Prill, 2023

Një qen në Angli, është shtruar në kujdes intensiv, pasi kishte krijuar varësi nga alkooli. Coco, një labrador dyvjeçar, u dërgua në Fondacionin e Shpëtimit të Kafshëve Woodside në Plympton, Devon, pasi pronari i tij vdiq.

Ai mbërriti në strehë me një qen tjetër i quajtur Georgie, të cilët ishin të dy shokë. Por shumë shpejt u bë e qartë se diçka nuk shkonte mirë me të dy qentë.

Përfundimisht, punëtorët e shpëtimit të kafshëve kuptuan se qentë po luftonin nga varësia e alkoolit.

Pronari pinte një pije dhe më pas flinte gjumë, duke lënë jashtë shishet e alkoolit. Në këtë mënyrë, qentë gjenin mundësinë për të pirë.

“Qentë ishin shumë të dashur, Coco ishte i trajnuar mirë dhe i pëlqen përqafimet”, tha Kirsten Stone, punonjëse në stehën e kafshëve.

Trusti shpjegoi se kjo situatë është e veçantë dhe nuk ka ndodhur kurrë më parë që të kishin qen që ishin të varur nga alkooli. Në një deklaratë nga streha e kafshëve u tha se shoku i Coco-s ndërroi jetë, pavarësisht përpjekjeve.

Pas katër javëve nën qetësues, Coco nuk ka më kriza fatmirësisht dhe ndodhet jashtë rrezikut.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!