Krijohet zemra e parë tërësisht artificiale, procesi zgjati 27 vite

schedule08:34 - 28 Dhjetor, 2020

schedule 08:34 - 28 Dhjetor, 2020

Kompania Carmat SA mori miratimin për të shitur zemrën e parë tërësisht artificiale në Europë, kulmi i një përpjekjeje 27-vjeçare që nisi  nga një kirurg kardiak francez.

Carmat këtë javë mori certifikatën për përdorim të zemrës artificiale, që do të thotë se kompania mund ta shesë atë në Bashkimin Europian në operacionet e transplantimit të zemrës, për pacientët që vuajnë nga probleme të rënda që mund të shkaktojnë arreste kardiake ose pamjaftueshmëri të mbushjes së aortave.

Kirurgu dhe shpikësi i valvulave të zemrës Alain Carpentier i propozoi industrialistit francez Jean-Luc Lagardere zhvillimin e një zemre artificiale në vitin 1993. Lagardere vendosi disa laboratorë dhe inxhinierë nga kompania e tij e raketave Matra në dispozicion të Carpentier duke mundësuar zhvillimin e projektit me kalimin e viteve.

Shefi ekzekutiv i kompanisë Carmat, Stephane Piat, në një intervistë televizive, u shpreh se u deshën 10 vjet që Carmat të merrte certifikatën CE dhe ky është një rekord, duke pasur parasysh kompleksitetin e një pajisjeje të tillë. Piat shtoi se faza e prodhimit të zemrës artificiale do të jetë delikate. Aktualisht kompania Carmat është duke kërkuar për pacientë.

Stephane Piat specifikoi se Carmat planifikon të rrisë prodhimin e pajisjes në Janar dhe shitjet e saj mund të nisin në tremujorin e dytë të vitit që vjen./abcnews.al