Krijohet traktori që fermerët mund ta kontrollojnë nga telefoni i tyre

schedule00:20 - 11 Janar, 2022

schedule 00:20 - 11 Janar, 2022

Gjigandi i pajisjeve të bujqësisë “John Deere” ka prodhuar një traktor që mund të kontrollohet nga telefoni dhe mund të punojë 24 orë në ditë. Firma zbuloi detajet e traktorit R8 në Shfaqjen Elektronike për Konsumatorët në Las Vegas. Traktori është testuar që nga viti 2019 nga disa fermerë amerikan.

Ai është i pajisur me 6 kamera dhe inteligjencë artificiale që i lejon që të kontrollojë pozicionin e tij dhe ndalon nëqoftëse i del ndonjë kafshë ose objekt në rrugën e tij. Kompania “John Deere” tha se teknologjia e re mund të instalohet dhe te traktorët e vjetër raporton “Daily Mail”. Drejtuesit e kompanisë deklaruan që sistemi do të kushtojë 50,000 dollarë në momentin që do t’i shitet fermerëve.

Industria e bujqësisë ka vuajtur mungesën e stafit prej pandemisë dhe kjo ka çuar në automatizimin e industrisë sipas drejtuesve të firmës. Nuk dihet se në çfarë date traktorët dhe pajisjet teknologjike do të shiten jashtë territorit amerikan. Teknologjia nuk është diçka e re për industrinë e agrikulturës. Fermerët prej gati 20 vjetësh kanë përdorur teknologjinë GPS për të drejtuar mjetet e tyre dhe për të punuar më mirë tokën.  / abcnews.al