Zv.kryeministrja Belinda Balluku ka prezantuar nga Durrësi krijimin e Task Forcës së dedikuar për kontrollin e menaxhimit të ujërave të ndotura në sektorin e turizmit bregdetar, për të mbrojtur e përmirësuar cilësinë e ujërave larës në plazhet buzë detit, liqeneve apo lumenjve.
Gjatë fjalës së saj Balluku u shpreh se duhen marrë masa për sezonin e ri turistik.
“Duke qenë të përgatitur për një sezon i cili sipas parashikimeve që kemi, presim mbi 13 milionë turistë dhe do na duhet të marrim masat për të përballuar një vizitë të tillë e cila kalon me 5-fish numrin e popullatës dhe i referohemi një sezoni të shtrirë në kohë, nuk është më sezoni që niste në qershor dhe mbyllej në gusht. Do na duhet të bashkërendojmë punën dhe qeveria duhet ët jetë në ballë të disa aksioneve të rëndësishme që kanë të bëjnë me organizimin tonë në terren. Na duhet të flasim për mbrojtjen e ujërave larës. Konsiderohen të gjitha bregdetet tona, liqenet lumenjtë, ato vende ujore që janë të aksesueshem edhe për turizmin edhe për larje. Do na duhet të marrim një sërë masash. Procesi do udhëhiqet nga Ministria e Turizmit, nga ana teknike do udhëhiqet nga AKUK do kemi mbështetjen e IKMT, Policisë së Shtetit dhe Agjencive që lidhen me territorin dhe me rendin.
Duke nisur që sot dhe për 90 ditë subjektet që preken nga ky projekt kanë kohë të reagojnë. Pas 90 ditësh Task Forcës i lind e drejta që të lejë dhe 60 ditë kohë për masat administrative. Nëse kalojnë këto 90 ditë dhe ato 60 ditë do kalojmë në masën më ekstreme që ka të bëjë me një masë të dytë administrative më të rëndë se e para e deri në pezullimin të veprimtarisë së subjektit.”, tha Balluku.
/abcnews.al