Krijohet bursa shqiptare e energjisë

schedule11:30 - 16 Maj, 2019

schedule 11:30 - 16 Maj, 2019

Krijohet bursa shqiptare e energjisë. Ministrja Belinda Balluku tha në një deklaratë se nëpërmjet saj pritet të krijohen standard të reja në tregun e energjisë, duke sjellë furnizim më të mirë me energji elektrike dhe shërbim më cilësor.

Krijohet për herë të parë në vendin tonë Bursa Shqiptare e Energjisë, si një nga instrumentët më të rëndësishëm të tregut energjitik. Sipas ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku krijimi i bursës shënon një standard të ri të operimit dhe transparencës së sektorit energjitik.

“Bursa, si instrumenti më i rëndësishëm i këtij tregu, do të operojë dhe do të organizohet në bazë të një platforme elektronike të tregut të ditës në avancë (day-ahead) dhe të tregut të së njëjtës ditë (intraday). Krijimi i Bursës Shqiptare të Energjisëshënon njëstandard të ri tëoperimit dhe transparencës sëkëtij sektori dhe do të jetë një nxitje për hapjen dhe derregullimin e tregut tëenergjisë elektrike, që në vetvete do të inkurajojëinstalimine burimeve të reja elektroenergjitike në vend”.

Hapja e bursës ndaj të gjithë operatorëve të tregut, pritet të garantojë transparencë financiare në sektor, si dhe përmbushjen e angazhimeve të ndërmarra kundrejt Komunitetit Europian të Energjisë.

./ABC News Albania 24/7