Kompani gjermane Festo ka krijuar zogj robotikë që mund të fluturojnë dhe që duken si të vërtetë. Falë një sistemi radio me teknologji UWB dhe falë pendëve artificiale të lehta, BionicSwift është në gjendje të fluturojë brenda një hapësire ajrore të përcaktuar.
Bionic Swift peshon 42 gram, ka një gjatësi trupore prej 44.5 cm dhe një gjatësi krahësh 68 cm. Dizajneri thotë se kjo e bën zogun robot shumë të shpejtë dhe fleksibël, i cili mund të fluturojë përreth dhe të bëjë kthesa të ngushta, shkruan abcnews.al.
Gjithashtu, disa sisteme radio janë montuar në hapësirë, që arrijnë të lokalizojnë njëri-tjetrin dhe përcaktojnë hapësirën ajrore të kontrolluar. Nëse zogjtë robotë devijojnë nga kjo rrugë fluturimi, për shembull për shkak të një ndryshimi të papritur të kushteve të ambientit siç është era, ata menjëherë korrigjojnë rrugën automatikisht.
BionicSwift mund të përdoren për një sërë funksionesh në të ardhmen, për shembull, për të transportuar materiale. Bateria që fuqizon zogjtë peshon vetëm gjashtë gram, gjë që lejon vetëm rreth shtatë minuta kohë fluturimi. /abcnews.al/