Krijimi i Super League, reagon Ozil: E vështirë për t’u pranuar!

schedule13:38 - 19 Prill, 2021

schedule 13:38 - 19 Prill, 2021

Krijimi i Super Ligës Europiane vazhdon të jetë lajmi kryesor i ditës dhe polemikat sa vijnë dhe shtohen. Të shumtë janë tifozët që e kundërshtojnë këtë revolucion, ku nuk kanë munguar as kritikat nga politikanë të ndryshëm.

Sigurisht që nuk mund të mungojnë as reagimet nga emra të njohur të futbollit dhe më i fundit vjen nga Mesut Ozil. Mesfushori i Fenerbahces është shumë i zhgjënyer nga ky lajm dhe gjithë trishtimin e tij e ka ndarë me ndjekësit e tij në “Twitter”.

“Fëmijët janë rritur me ëndrrën për të fituar Kupën e Botës dhe Champions Leaguen, jo të Super Ligës. Kënaqësia e ndeshjeve të mëdha ishte se ato ndodhin një apo dy herë në vit dhe nuk është tek t’i shikosh ato çdo javë. Shumë e rëndë për ta pranuar këtë për të gjithë tifozët e futbollit”, shkruan gjermano-turku. /abcnews.al