SHQIPËRI– Qeveria ka vendosur të ngrejë Bankën Shqiptare të Zhvillimit, e cila do të mbështesë sektorë të veçantë të ekonomisë.
Projekti u njoftua nga Kryeministri Edi Rama sipas të cilit, ky instrument do të mbështetet dhe do të menaxhohet nga një ekip shqiptaro-italian.
Ai komentoi edhe kredinë prej 250 milionë euro të vënë në dispozicion nga Banka e Shqipërisë për të kredituar sektorin e bujqësisë, i cili do të mbështetet edhe nga një garanci sovrane nga qeveria shqiptare.
Por si pritet të ndikojë ngritja e Bankës Shqiptare të Zhvillimit? Ekspertja e ekonomisë, Teuta Nunaj, e ftuar në “Money Report” në ABC News tha se qëllimi kryesor i këtij institucioni nuk është fitimi, por ndihma në treg.
Ajo theksoi se dallimi mes bankave tregtare dhe bankave të zhvillimit lidhet me shkallën e normës së interesit. Krijimin e Bankës Shqiptare të Zhvillimit, Nunaj e sheh si hap pozitiv, i cili sipas saj do të ndihmojë bizneset dhe do krijojë një klimë miqësore.
“Në krahasim me bankat tregtare, norma e interesit është e më e ulët, nuk është primare fitimi, por të ndihmuarit në treg. Ajo që fitojnë bankat e zhvillimit është shumë herë më e vogël se bankat tregtare. Bankat që themelohen nga institucionet publike do të thotë se kanë një fond të garantuar.Unë e shikoj dhe gjykoj si diçka pozitive. Italia na ndihmon në përvojë dhe në teknologji, çfarë mungon në tregun shqiptar. Bujqësia ka nevojë për financim, bankat e nivelit të dytë janë të ngurta në financimin e të bërtit biznes, kur dhe kemi dhe mungesa e fondeve të ipard dhe të kesh një projekt të tillë prej 25 miliardë lekë, është një ide dhe nismë shumë e mirë për biznesin. garancia sovrane siguron interesa të ulëta”, theksoi ai.
Ajo pohoi se një filozofi e tillë prezumohet në parim se do ndikojë drejtpërdrejt në rritjen dhe zhvillimin e binzeseve.
“Prezumohet në aspektin teorik, që një projekt i tillë është dobiprurëse dhe nxit biznesin që të rritet dhe zhvillohet. Projekt shumë i mirë edhe më pas do ta shohim sa lehtësi do kenë bankat e nivelit të dytë.”, tha ajo./abcnews.al